Ish-presidenti kritika ndaj qeverisë: Turp, duan të harrojnë dhe të zhdukurit ende...

Ish-presidenti kritika ndaj qeverisë: Turp, duan të harrojnë dhe të zhdukurit ende pa varr

45
0
Shares

Në ditën europiane të kujtesës së viktimave të stalinizmit dhe nazizmit, qeveria socialiste nuk organizoi asnjë aktivitet si dhe asnjë nderim në Shqipëri për viktimat e ndërgjegjës për liri dhe të drejta.

Ky është konstatimi i ish-presidentit Bujar Nishani, i cili shkruan në rrjetet sociale, se çfarë u është dashur të kalojnë viktimat duke përmendur disa nga torturat dhe keqtrajtimet ndaj tyre.

Sipas tij, qeveria Rama kërkon të harrojë dhe të zhdukurit ende pa varr.

POSTIMI I PLOTE:

Dje, 23 gushti shënon “Ditën Europiane të kujtesës së viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit”.

Një kalvar krimesh të tmerrshme që kujtohen në çdo vend europian.
Madje edhe në SHBA.

Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan që prej 1944 deri në 1992 diktaturën më të egër staliniste në të gjithë Europën.

Vendi u rrethua me tela me gjemba !

Prona dhe pasuria e ligjëshme u konfiskua !

Besimi u ndalua, kishat e xhamitë u shembën !

Dhjetra mijëra u mbyllën në kampe interrnimi !

Disa mijëra të tjerë u mbyllën në burgjet çnjerëzore e mjaft prej tyre vdiqën gjatë torturave !

Mijëra të tjerë u ekzekutuan, shumë prej tyre dhe pa gjyq !

Mbi 6 000 martirë ende sot janë pa varr !

Qindra të rinj u ekzekutuan në kufi pse tentuan të shkonin në botën e lirë !
Kooperativat bujqësore u shndërruan në fermat e skllavërisë për fshatin !
Ushqimi bazë i popullit ishte buka me sheqer e pak ujë !

Kush tentonte të shihte televizionin italian apo grek , të degjonte rock apo jazz, Zërin e Amerikës apo BBC, merrte në qafë të gjithë fisin !

Etj., etj., etj.

Asnjë aktivitet përkujtimor nga qeveria socialiste e Tiranës!
Asnjë nderim në Shqipëri për viktimat e ndërgjegjës për liri dhe të drejta !

Duan të harrojnë dhe të zhdukurit ende pa varr! TURP !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY