DEKLARATA/Vëllai i korçarit të gjetur pa jetë tregon si e goditën dhe...

DEKLARATA/Vëllai i korçarit të gjetur pa jetë tregon si e goditën dhe e tërhoqën zvarrë në shkallë…

67
0
Shares

Vëllai i viktimës i gjetur pa jetë në banesën e tij në Korçë ka konfirmuar se Novruz Fiqi është goditur dhe dhunuar nga Emiljano Nafizin.

Tefik Fiqi, duke folur për mediat, është shprehur se e ka parë të vëllain të konfliktohej në gjendje të dehur me Emiljanon si dhe ka shtuar detaje tronditëse.

Ai tregon se e kanë goditur me shkelma dhe e tërhoqën zvarrë nëpër shkallë, ndërsa ditën tjetër, teksa shkonte për ta parë, e gjeti të pajetë.

Rrëfimi i plotë

”Ka qenë i dehur, pashë që erdhi Emiljanoja dhe po zihej me vëllain. Vëllai im nuk është njeri që bën sherre. Ata e goditen me grushta dhe shkelma. E tërhoqën zvarrë nepër shkallë dhe u larguan me vrap. Vëllain e gjeta të shtrire jashtë pallatit dhe me tha që jam mirë.

Në mengjes u ktheva ta shikoja dhe e pashë të pajetë. Lajmërova policinë. Ne banonim të dy, jam në gjendje shumë të keqe ekonomike. Nuk kam as drita në shtëpi”,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY