FOTO/Zbulohet tuneli më i gjatë i drogës, nga restoranti në Arizona deri...

FOTO/Zbulohet tuneli më i gjatë i drogës, nga restoranti në Arizona deri në dhomën e gjumit në Meksikë

75
0
Shares

Një kalim prej 180 metrash në bodrumin e restorantit të vjetër në San Luis të çonte deri në kufirin e një shtëpie në San Luis Rio Colorado.

Autoritetet vendase zbuluan javën e kaluar tunelin më të gjatë të drogës dhe kanë arrestuar pronarin e ndërtesës jugore të Arizonës.

Teksa po ndiqnin Ivan Lopez, të dyshuarin kryesor, qentë e policisë thuhet se kanë udhëhequr oficerët në dy kontejnerë të narkotikëve  me një vlerë rrugë prej më shumë se 1 milion dollarë në makinën e Lopez.

Hetuesit thonë se kontejnerët kishin rreth 118 kg (260 lb) të metamfetaminës, gjashtë gram kokainë, 3 kg fentanil dhe 21 kg heroinë.

Agjentët kontrolluan shtëpinë e Lopez dhe KFC-në e tij të vjetër, duke zbuluar fillimin e tunelit në kuzhinën e tij.

Kalimi ishte 22 metra i thellë, 5 metra i gjatë dhe 3 metra i gjerë dhe përfundoi në një derë  që të çonte në një shtëpi në Meksikë, thanë zyrtarët amerikanë.


Droga besohet të jetë tërhequr përmes tunelit me një litar. Ky nuk është zbulimi i parë i tillë – dy vjet më parë një tunel prej 2.600 m u gjet nga autoritetet në San Diego të Kalifornisë.

Autoritetet thanë se ishte një nga tunelet më të gjata të drogës të zbuluara ndonjëherë, që përdoreshin për të transportuar sasi të kokainës dhe marihuanës.

VIDEO

Burimi:BBC

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY