Shqiptarët nuk lexojnë libra, reagimi i moderatorit: Mos u skandalizoni, çorbën po...

Shqiptarët nuk lexojnë libra, reagimi i moderatorit: Mos u skandalizoni, çorbën po e gatuajmë vetë…

141
0
Shares

Sondazhi i fundit i sapobërë publik, ku thuhej se një milion shqiptarë në 1 vit nuk kanë lexuar asnjë libër, ka nxitur  moderatorin e njohur Turjan Hysko të reagojë duke bërë dhe një thirrje të fortë.

Sipas tij, çorbën po e gatuajmë vetë duke promovuar modele të shëmtuara.

Reagimi i plotë

“Libri është në ditën e tij më të keqe. Dija është e vetmja rrugë për një shoqëri të emancipuar. Ne si shoqëri po ndërtojmë analfabetë krenarë përditë dhe kjo është një minë me sahat që shumë shpejt do shpërthejë. Mos u skandalizoni kur dëgjoni për luftë me sëpata, kallashë apo antitanke! Mos u skandalizoni kur vriten për një ngritje vetulle!

Mos u skandalizoni kur rrihen nga burrat e nuk thonë asnjë llaf. Mos u skandalizoni pse e shohim të ardhmen tek 1, X, 2! Mos u skandalizoni kur s’dinë të shkruajnë as emrin! Mos u skandalizoni kur i mbushim hundët me kokainë që 15 vjeç! 

Mos u skandalizoni që të gjithë kanë model një me Lamborgini, doktor shkencash në Medellin të Kolumbisë! Mos u skandalizoni që pothuajse nuk do kemi më një rini të që do muzikën e bukur, sportin, zanatin apo familjen!  Çorbën po e gatuajmë vet duke promovuar modele të shëmtuara”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY