Ndoka paralajmëron Ramën:”Largohu tani në gusht, në shtator do të jetë shumë...

Ndoka paralajmëron Ramën:”Largohu tani në gusht, në shtator do të jetë shumë vonë”

84
0
Shares

Deputeti opozitar Nard Ndoka ka paralajmëruar kyreministrin Rama se në shtator do të fryjë erë e fortë dhe për këtë ai duhet të largohet, tani, në gusht!

Në një postim në Facebook, deputeti e ka quajtur Ramën  “dordolec”, duke e akuzuar atë se është personi përgjegjës për dështimin e zbatimit të ligjit në vend.

POSTIMI I NDOKES:

Shtet ligjor, apo shtet dordolecash?!

Dordoleci vihet kryesish në kopshte e ara të mbjella për të trembur shpendët.

Edi Rama ka ndërtuar një shtet “ligjor” dordolecash, në qënder ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucioneve, nēpunēsit, qytetarët dhe këdo tjetër.

Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë.

Burg për ato që abuzojnë me energjinë elektrike; vendos “dordolecin”, si standard. Burgos qytetarë, i detyron të vetvritën dhe i varfëron pafund; por dordolecin nuk e kanë frikë oligarkët që vjedhin energjinë elektrike, haptazi dhe me bekimin e dordolecëve.

Burg për ato që ndërtojnë pa leje; dordoleci përseri mbi kokat e qytetarve, por oligarkët shembin shtëpi dhe ndërtojnë kulla, presin pemë dhe ndërtojnë pa leje, zgjerohen duke shkatërruar përreth, dordoleci ul kokën përpara tyre, apo bashkëpunon me to.

Dordoleci i varur në çdo plazh për qytetarët; por oligarkët gllabëruan hapësirat publike. Humbën jetë njerzish në det, se mbi kullat e shpëtimit kishte dordolecë; jo ruajtës jete, si ligji e parashikon.

E prapë dordoleci kryeminister, flet për shtet ligjor!

Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash!

Largohu sëbashku me vapën në gusht, se në shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët.

Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!

https://www.facebook.com/NardNdokaOfficialPage/photos/a.495822384440/10156571992599441/?type=3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY