Haradinaj për sigurinë: Kosova duhet të jetë e aftë të mbrohet përballë...

Haradinaj për sigurinë: Kosova duhet të jetë e aftë të mbrohet përballë kërcënimeve

62
0
Shares
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Strategjia e Sigurisë është përgjigjja që institucionet duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës, sovranitetit dhe rendit kushtetutes, përcjell KosovaPress.
Haradinaj pas takimit të Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë, ka thënë se Kosova duhet të jetë e aftë të mbrojtë veten në të gjitha dimensionet, përcjell KosovaPress.
“Strategjia e Sigurisë është përgjigjja që institucionet e vendit duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit si dhe rendit kushtetues. Sot me Grupin Punues diskutuam për ridraftimin e Strategjisë së Sigurisë. Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten në të gjitha dimensionet, si dhe paqen rajonale dhe më gjerë, përballë kërcënimeve potenciale”, ka shkruar Haradinaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY