“Dua zgjidhje ose do të digjem para Bashkisë”, kërcënon fieraku që iu...

“Dua zgjidhje ose do të digjem para Bashkisë”, kërcënon fieraku që iu dogj shtëpia

81
0
Shares

Djegia e banesës tre ditë më parë e shtetasit Enver Emini në lagjen “Kryengritja e Fierit” e ka lënë këtë të fundit në qiell të hapur.

Këtë të hënë, Enver Emini, i është drejtuar Bashkisë së Fierit  për të kërkuar një banesë për të jetuar pasi  nga zjarri janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake.

Kërkoj shtëpi urgjentisht nga kryetari i Bashkisë se do të fle përjashta, do të marr kalamajtë dhe do të fle tek dera e Bashkisë.Nuk kam ku vete. Për mua çdo gjë ka marrë fund. Ose do të marr shishen e benzinës dhe do ti vë shkrepsen vetes këtu, do të digjem para Bashkisë.Nuk kam çfarë humb më, nuk kam asgjë. I lutem kryetarit të bashkisë të vërë dorën në zemër se është dhe vetë familjar, të mendojë dhe për fëmijët e mi, ka thnë Emini për ora news.

Banesa  u përfshi nga flakët gjatë pasdites të së premtes në lagjen “Kryengritja e Fierit “ dhe nga hetimet paraprake  u mësua se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike. Nga zjarri u shkaktuan shumë  dëme materiale, ku janë djegur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi të tjera.

Banesa private në të cilën jetonte shtetasi Enver Emini ishte me qira  dhe jetonin 3 anëtarë të familjes Emini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY