FOTO/Kush ishte i riu nga Lezha rrezikoi jetën në det për të...

FOTO/Kush ishte i riu nga Lezha rrezikoi jetën në det për të shpëtuar vajzat nga Kosova

161
0
Shares

Do të ishte kthyer tashmë në tragjedi, nëse nuk do të ishte për një tjetër hero që shpëtoi dy vajza nga mbytja.

Lucjano Marku, vrojtuesi në plazhin e Shëngjinit ka arritur të shpëtojë dy vajzat adoleshente nga Kosova teksa rrezikonin të mbyteshin në det.

Vajzat 14 dhe 15 vjeçare janë shpëtuar nga roja bregdetare në zonë.
Ai është shprehur se shpëtimi ka qënë i vështirë, pasi gjatë nxjerrjes në breg ka pirë shumë ujë dhe distanca ka qënë e largët. Ai kishte parë varkën fillimisht në det dhe pastaj vajzat të cilat nuk dinin të notonin dhe ishin në ujë, disa metra larg kufizuesëve.

Varka kishte disa persona brenda dhe ndodhej shumë larg nga limiti që lejohet për të notuar.

Marku thotë se pasi i nxorri në breg, u është dhënë menjëherë ndihma e parë dhe vajzat janë jashtë rrezikut nga ana shëndetësore.

Mesazhi në facebook i federates se vrojtueseve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY