Kur Rama zhgënjen dhe mbështetësit e tij, ja çfarë kryeministri kemi sipas...

Kur Rama zhgënjen dhe mbështetësit e tij, ja çfarë kryeministri kemi sipas shkrimtarit Mehmeti

144
0
Shares

Shpeshherë ndodh që një person të cilin e ke mbështetur aq shumë, të zhgënjen dhe kryeministri Rama është rasti më i mirë të cilit mund ti referohemi.

Kim Mehmeti është një shkrimtar dhe  publicist, përkthyes nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas, një emër i njohur për Shqipërinë, i cili e ka mbështetur për një farë kohe shumë Edi  Ramën, para se dhe vetë ai të vinte në pushtet.

Por dy mandatet e kryeministrit aktual kanë mjaftuar për ta zhgënjyer shkrimtarin i cili ka reaguar duke thënë se ka njohur një personazh krejt ndryshe nga ai që ka qenë.

Në një intervistë, ai është shprehur se ligësine e një individi mund ta zbulosh vetëm kur ai bëhet i pasur dhe i pushtetshëm.

‘Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e Edi Ramës përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar. Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk i duhet besuar” ka thënë para gazetares Entela Resulaj .

Shkrimtari ka treguar se Edi Rama prej kohësh është shkëputur nga realiteti në të cilin jeton dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ,ai çdo gjë do shkonte “në të s’ëmës”.

*Ja disa citate të tij të shkëputura nga intervista botuar në gazetën Dita

Arroganca është mbulesë e injorancës dhe e frikës se të tjerët do mund ta zbulojnë të vërtetën që e fsheh nga ata. Për Kryeministrin e Shqipërisë mund të thuash ç’të duash, përpos se është injorant. Andaj, siç duket, me arrogancën e vet ai don të fshehë diçka që është edhe më e keqe se injoranca për një burrështetas; frustracionet personale dhe mendjemadhësinë.

E di, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Dhe sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!

Mendoj se ka vite që në Shqipëri është instaluar ‘diktatura demokratike e rilindësve’. Dhe kjo diktaturë nuk e nënshtron popullin duke i kontrolluar të vërtetat që publikohen, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat nëpërmjet të cilave shlyhet pragu që ndanë të vërtetat nga të rrejshmet. Si dhe, kjo ‘diktaturë’ nuk i mbyll kufijtë dhe nuk i vret në kufi ata që duan ta braktisin shtetin, por përkundrazi, i nxit dhe i detyrojnë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin, duke mos u lejuar të punësohen e të mbijetojnë në mëmëdheun e tyre. Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtoi shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe ‘rilindësit’ në Shqipërinë e sotme, ndërtojnë shtet vetëm për ata që u përkulen atyre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY