FOTO/Ish-sekretari i OKB-së Kofi Annan rol kyç në konfliktin Serbi-Kosovë, ja vizita...

FOTO/Ish-sekretari i OKB-së Kofi Annan rol kyç në konfliktin Serbi-Kosovë, ja vizita e tij në vitin 1999

73
0
Shares
United Nations Secretary General Kofi Annan (L) shakes hands with Ibrahim Rugova, Kosovo's independence leader, 01 June 1998 at UN headquarters in New York. Kosovo's population is 90 per cent ethnic Albanian, many of whom are demanding independence from Serbia. AFP PHOTO Stan HONDA / AFP / STAN HONDA (Photo credit should read STAN HONDA/AFP/Getty Images)

Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, i cili ndërroi jetë sot nga një sëmundje e rëndë, ka qenë padyshim një person kyç gjatë viteve 1999 ku në Kosovë kishte plasur genocidi serb.

Për ata që nuk e dinë dhe nuk e kujtojnë dot, Annan ka vizituar Kosovën në ato vite ku u takua me  me autoritetet lokale dhe pa nga afër lagjet e shkatërruara nga forcat serbe.

Gjatë kohës kur ai ishte pjesë e OKB-së, ndoqi me kujdes dhe përkushtim situatën e krijuar mes dy vendeve, ku akuzonte Serbinë për shkatërrimin e Kosovës dhe dënonte krimet e saj ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Në raportin e tij të asaj kohe, Kofi Anan dekretoi atë që ai e quajti mizoritë e tmerrshme në Kosovë, të cilat i kujtonin të kaluarën e afërt diku tjetër në Ballkan.

Kofi Annan madje kërkoi të vihej në zbatim plani për  thirrjen e një force ushtarake të armatosur rëndë nga OKB-së për të lëvizur  forcat jugosllave nga territori i Kosovës.

Ai insistoi dhe realizoi me sukses dy qëllimet që e favorizuan Kosovën, kthimi i refugjatëve të Kosovës dhe që Kosova të vihet nën administrimin e OKB-së, përpara se të nënshkruhej më vonë dhe paqja mes dy vendeve.

*Vizita e tij në Kosovë me autoritetet lokale

*Videoja ku ai vizitoi kampet të mbushur me refugjatë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY