FOTO/Kush ishte shqiptari që humbi jetën në tragjedinë e Italisë, një tjetër...

FOTO/Kush ishte shqiptari që humbi jetën në tragjedinë e Italisë, një tjetër rezulton i humbur

148
0
Shares

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritet apo dhe nga ambasada shqiptare në Itali, mediat italiane shkruajnë për të rinjtë shqiptarë të përfshirë në shembjen tragjike të urës në Xhenova të Italisë.

Të paktën për njërin prej tyre tashmë fatkeqësisht, raportohet se ka humbur jetën. Marjus Derri për të cilin raportuam pak më parë, djali 22 vjeçar nga Shijaku i cili po udhëtonte me makinë për të shkuar në punë momentin e tragjedisë.

Marjus Derri

Ka qënë mamaja e tij e cila ka postuar një foto në rrjete sociale me të birin dhe ku njerëzit e ngushëllojnë për humbjen e të birit, ajo e cila çon drejt bindjes se i riu ka humbur jetën.

Në makinë ndodhej dhe një mik i tij po shqiptar, për të cilin ende nuk ka asnjë informacion pasi rezulton i zhdukur. Ai është Eduard Bokrina i cili po udhëtonte së bashku me Marjusin.

 

Nga tragjedia raportohen dhe për 5 persona të humbur.

Mediat italiane për 2 shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY