DETAJE/Grabitje me dhunë në Gjirokastër, personat e maskuar godasin dhe vjedhin punonjësit...

DETAJE/Grabitje me dhunë në Gjirokastër, personat e maskuar godasin dhe vjedhin punonjësit e lokalit

77
0
Shares

Grabitjet dhe vjedhjet janë prezente në vendin tonë dhe çdo ditë po raportohet për vjedhje banesash apo personash.

Pas lajmit se në Korçë u grabit një shtëpi nga 4 persona të maskuar, një rast tjetër po ditën e sotme, është shënuar në Gjirokastër.

Sipas policisë,dy persona të maskuar kanë grabitur dy lazaratas, punonjësit e një lokali në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 në parkun e Viroit, ku dy persona të maskuar teksa pronari po mbyllte lokalin, dolën dhe tentuan grabitjen.

Grabitësit goditën me mjete të forta 53-vjeçarin Adriatik B., dhe 42-vjeçarin A. M., duke i marrë 580 mijë lekë të vjetra dhe dy celularë ‘iPhone 5S’ dhe ‘Samsung’.

Policia është duke hetuar për të identifikuar dhe kapur autorët.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

 Informacioni paraprak

Më datë 12. 08. 2018, shtetasit A. B., dhe A. M., vjeç 53 e 42, banues në fshatin Lazarat dhe Gjirokastër, kallëzojnë se rreth orës 22:00, në “Parkun e Viroit”, dy persona të paidentifikuar iu kanë marrë me dhunë një sasi lekësh dhe dy telefona celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 e 25 i Kodit Penal. 

 Informacioni detajuar

Dy persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur më 11 Gusht, ndërsa denoncimi në polici është bërë më 12 Gusht. Sipas tyre, në orën 22:00 në parkun e Viroit, dy persona të maskuar u shfaqën pas tyre në momentin që po mbyllnin lokalin.

Sapo hipën në makinë, autorët goditën me mjete të forta 53-vjeçarin Adriatik B., duke i marrë 580 mijë Lekë të vjetra dhe dy celularë ‘iPhone 5S’ dhe ‘Samsung’.

Uniformat blu në Gjirokastër janë duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY