U hodh nga ura në lumin Vjosë, gjendet pas dy ditësh trupi...

U hodh nga ura në lumin Vjosë, gjendet pas dy ditësh trupi i 57 vjeçarit

71
0
Shares

Trupi i pajetë i një 57 vjeçari që u hodh nga ura e fshatit Rapckë në lumin Vjosë është gjetur pas dy ditësh kërkime. Policia lokale bën me dije se trupi i shtetasit me iniciale N.S, u gjet nga polumbarçt e RENEA-s mesditën e sotme.

“Pas kërkimeve të bëra përgjatë Lumit Vjosë nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Përmet dhe polumbarëve të Reneas, mesditën e sotme është bëre e mundur gjetja dhe nxjerja nga uji i trupit të shtetasit N.S, ku nga veprimet e para të kryera nuk janë konstatuar shenja dhune“, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY