Masakra e Vlorës/Berisha:Turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe fundërrinave që...

Masakra e Vlorës/Berisha:Turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe fundërrinave që të rrethojnë!

156
0
Shares

Masakra e një dite më parë në Resulaj të Vlorës, ku një 24 vjeçar u mori jetën 8 personave të tjerë, ishte një nga lajmet më të zeza që u transmetua në mediat shqiptare dhe që tërhoqi vëmendjen dhe u pasqyrua si një ngjarje makabre edhe në mediat më të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetin e tij social Facebook ku e ka cilësuar si një sjellje të ulët dhe turpëruese, mungesën e reagimit nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij për masakren e Vlorës, ku humbën jetën 8 persona nga e njëjta familje.

POSTIMI I BERISHES:

Një masakër që tronditi Shqipërinë dhe bëri lajme botëror por nuk të preku ty o skizofren! Njëmijë herë turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!

Miq, masakra në Resulaj të Selenicës, në të cilën një xhelat i vërtet mori jetën e tetë fëmijëve, burrave, grave të pafajshëm dhe plagosi disa të tjerë, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi në zemrën dhe votrën e çdo shqiptari.

Kjo masaker makabre ka përbërë një lajm botëror në të gjitha mediat e mëdha të botës. Por kjo masakër nuk ka përbërë lajm, nuk është dënuar dhe nuk është thënë një fjalë ngushëlluese familjarëve nga monstra në krye të qeverisë dhe fundërrinat e tjera të kabinetit të skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau për së dyti viktimat e Selenicës!

Me këtë rast dua ti them monstrës në krye të qeverisë, njëqind e njëmijë herë turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe fundërrinave që të rrethojnë! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY