Deputetja e PD apelon:Tërmeti la disa familje në qiell të hapur

Deputetja e PD apelon:Tërmeti la disa familje në qiell të hapur

57
0
Shares

Tërmeti i fuqishëm prej 5.4 ballësh që ra sot në vendin tonë, ka shkaktuar dëme të shumta në Veri të vendit. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi i ka bërë thirrje shtetit që të marri masa menjëherë, pasi si pasojë e tërmetit janë dëmtuar me dhjetëra shtëpi në bashkitë Klos, Mat dhe Bulqizë.

Me ane te një postimi në rrjete sociale ajo shkruan se shumë njerëz kanë mbetur në qiell të hapur.

POSTIMI I CUPIT:

Në Qarkun e Dibrës paraqitet shqetesuese dhe me pasoja, situata pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Mat.

Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur.

Ka dëme në dhjetra banesa në bashkite Klos, Mat e Bulqize.

Kjo situatë kërkon angazhimin URGJENT të autoriteteve ligjzbatuese për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Nga komunikimin me institucionin e Prefektit dhe me Organet e Njesive Vendore përgjegjese , kërkova që strukturat e këtye institucioneve duhet të angazhohen në këtë situatë që të evidentohet cdo banesë apo familje që ka nevojë për strehim apo mbështetje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY