Polici i dehur që kërcente pezullohet nga detyra

Polici i dehur që kërcente pezullohet nga detyra

324
0
Shares

Shefi i Rendit në Delvinë është filmuar bashkë me kolegët e tij në një festë, ku shfaqet i dehur dhe me një shkop në dorë. Per me teper ai ishte i veshur me uniformën e tij të policisë.

Videoja e publikuar nga ABC News tregonte policin me një shkop druri në dorë teksa udhëheq vallen tradicionale të zonës, bashkë me disa nga vartësit e tij. Disa ore me pas erdhi dhe reagimi i policise se shtetit qe urdheroi pezullimin e tij nga detyra

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet Specialisti i Rendit në Komisariatin e Policisë Delvinë, P. Xh., duke kryer veprime jo etike pasi ishte i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit, Drejtori Policisë Vendore Vlorë, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka kryer pezullimin e menjëhershëm të tij. Njëkohësisht Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e hetimit disiplinor ndaj këtij punonjësi”, njofton Policia.

Polici i dehur ne Delvine si Perralle nga e kaluara

Ndoshta është një gëzim familjar ose shefi ndodhet jashtë orarit të punës, por për një drejtues policie është e papranueshme të ndodhet në një gjendje të tillë kur është i veshur me uniformen e Policisë së Shtetit “Policët që duam” duhet të jenë pa bark të fryrë.  Shefi e plotëson këtë kriter. Por paska ca dëshira të tjera. Folklori, vallja e me to bashkë edhe pak raki.

Ja, ky qingj largohet nga valleja e ahengut të improvizuar. Me siguri do t’i bashkohet më vonë tryezës, por i shkuar në hell. Prandaj dhe shfaqet për disa sekonda e vetmja femër. Këto skena i kemi parë te filmi, “Përrallë nga e kaluara” bazuar në veprën e Çajupit. Megjithëse një shekull më parë, tradita ruhet. I njëjti version i komedisë shfaqet edhe në ditët e sotme. Këtë herë, me njerëz realë dhe me drejtues të policisë vendore të Delvinës. Si punojës policie do dhe rregull. Nuk i pëlqen dridhja e vitheve të kolegut, prandaj një përkëdhelje me shkop e bind se valleja do ecë sipas ritmit dhe zakonit.

Shefi i “detyron” nën kërcënimin e shkopit të gjithë vallëtarët të ulen  përtokë. Njëri del nga rrjeshti dhe  shkopi për këtë punë është. Por tani është tepër vonë, vallja ka kaluar në “Kala Dibrançe”. Fundja pse jo?! Edhe ajo e traditës është.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY