VIDEO 3D/ Skema, ja si ndodhi aksidenti në Kamëz ku humbën jetën...

VIDEO 3D/ Skema, ja si ndodhi aksidenti në Kamëz ku humbën jetën ciklisti dhe vajza 7-vjecare

225
0
Shares

Një aksident i rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku një 29-vjeçare ka përplasur për vdekje një të ri e më pas ka marrë para nënën me dy vajza të mitura.

“BalkanWeb” sjell rindërtimin e ngjarjes në 3D referuar dhe ekspertëve të policisë rrugore, duke dhënë një panoramë të qartë se si ndodhi aksidenti tragjik.

Mësohet se e reja Rozina Koleci ka humbur kontrollin e makinës teksa lëvizte me drejtim nga Tirana drejt urës së Institutit dhe fillimisht ka marrë para 29-vjeçarin Ramazan Isha që lëvizte me biçikletë dhe më pas ka kaluar bordurën ndarëse mes korsive duke përplasur nënën me dy fëmijët e mitur. I riu ka humbur jetën në çast dhe pak minuta pas tij edhe një prej vajzave të mitura, 7-vjeçarja E.N.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me drejtuesen e automjetit që ka shkaktuar humbjen e kontrollit, ndërsa është ndaluar nga policia, por ende nuk është marrë dëshmia e saj për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën ndodhet.

Nëna Valbona Ndreu me vajzën tjetër ndodhen në spital, ku 6-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Të dyja fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY