Vapa nuk i ndalon emigrantët, 16 refugjatë sirianë kapen në Kapshticë

Vapa nuk i ndalon emigrantët, 16 refugjatë sirianë kapen në Kapshticë

56
0
Shares
foto ilustruese

Vala e emigrantëve të paligjshëm që prekin territorin shqiptar me shpresën për të avancuar drejt vendeve të perëndimit nuk është ulur as nën temperaturat e larta të verës, përkundrazi.

Këtë të mërkurë policia kufitare ka kapur në kufirin e gjelbër në Kapshticë 16 emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se 13 prej tyre janë kapur në afërsi të fshatit Braçaj ndërse 3 të tjerë në Vishoticë. Të gjithë emigrantët e kapur janë meshkuj dhe vijnë nga Siria dhe Iraku.

Policia i ka marrë deklaratat në drejtorinë e kufirit dhe më pas i ka dërguar refugjatët drejt qendrës së azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY