Dua Lipa mbërrin në Prishtinë, flet për “riavalet” e saj shqiptare

0Shares
0

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka arritur në Prishtinë dhe ka dhënë një konferencë për mediat ku theksoi se ky është vetëm fillimi i karrierës së saj. Gjithashtu zbuluam se nuk ka asnjë debat mes saj dhe Rita Orës, të cilën e përmendi për suksesin dhe gjithcka ka bërë për Kosovën.

Dua Lipa: Gjithmonë ka diçka më shumë me arrit, prej gjerave të vogla bëhen gjerat e mëdha. Është vetëm fillimi i karrierës. Jam e lumtur që kam njerëz që me ndihmojnë dhe më përkrahin. Kemi pasur dëshire të vijnë dhe tjerë. Kemi qef me pas Rita Orën, Bebe Rexhën, Era Istrefin e shumë të tjerë, shumë e më shumë femra ne festival. Befasia është që kam më u vesh kuq e zi.

Shumë më thonë e di ku është Kosova se prej atje vjen Rita Ora, Majlinda Kelmendi dhe Bebe Rexha. Me këtë festival duam t’i tregojmë njerëzve se ka arsye që të vijnë në Kosovë. Më vjen mirë që jam sot këtu dhe do ta bëjmë ketë festival për të cilin kemi fol qysh para 2 vitesh. Ka qenë koncerti i para dy viteve që na ka bërë të mendojmë për këtë festival që të ftojmë dhe artistë të njohur ndërkombëtarë.

I pranishëm në konferencë ishte dhe organizatori i festivalit Sunny Hill, babai i Duas, Dukagjin Lipa.

“Ky festival është duke u bërë ndër më të mëdhenj në ballkanin perëndimor. I falënderoj artistët dhe të gjithë që na kanë mbështetur dhe komunës së Prishtinës që na kanë ndihmuar”, tha ai.

Festivali Sunny hill do fillojë të premten dhe do ketë yje nga bota e Shqipëria që do të ndezin atmosferën për tre ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje