Po shkonin në plazh, treni vret dy fëmijët para syve të nënës

Po shkonin në plazh, treni vret dy fëmijët para syve të nënës

173
0
Shares

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Kalabri, ku dy fëmijë vdiqën pasi u goditën nga treni, në Brancaleone të Reggios.

Nëna e dy fëmijëve e goditur nga një prej vagonëve ka mbetur e plagosur rëndë duke përfunduar në spital. Incidenti ndodhi jashtë qendrës së qytetit, ndërsa po dërgonte dy fëmijët e saj në det.

Të dy fëmijët vdiqën menjëherë. Ata ishin një djalë dhe një vajzë, Lorenzo dhe Giulia Pipolo, përkatësisht 12 dhe 6 vjeç. Nëna, Simona Dall’Acqua, 49 vjeç, u dërgua në spital në Reggio Calabria. Gjendja e saj është shumë serioze.

Gruaja e ndarë nga bashkëshorti, ishte shtëpiake dhe jetonte në Milanu nga ku kishte ardhur me pushime në Brancaleone me dy fëmijët dhe partnerin.

Paraprakisht dyshohet se incidenti ka ndodhur pasi vajza ka ikur nga dora e nënës së saj bashkë me të vëllanë 12 vjeçar, duke ecur mbi shina.

Në atë moment treni rajonal do të mbërrinte nga Reggio Calabria për në Catanzaro Lido, duke vrarë dy fëmijët menjëherë.

Prokuroria Publike e Lokrit ka hapur një hetim për aksidentin hekurudhor./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY