FIER/Vëllai i vjedh lekët motrës, çfarë i gjen tjetër policia në shtëpi?

FIER/Vëllai i vjedh lekët motrës, çfarë i gjen tjetër policia në shtëpi?

132
0
Shares

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Fier. Vëllai, i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij, e martuar, i ka vjedhur një sasi eurosh dhe është larguar nga shtepia. Pas konstatimit, motra ka denoncuar dhe nga kontrolli në banesën e vëllait , policia i gjeti dhe i bllokoi fishekë e kanabis.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 06. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Fier, për shtetasin G. Ç., vjeç 32, banues në Fier, pasi i ka vjedhur në banesë një sasi eurosh motrës së tij, shtetases A. Gj. vjeçe 29, banuese në Fier. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa fishekë dhe 4.3 gr., bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1, 134 dhe 278/2 të Kodit Penal. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY