Temperatura të larta në Shqipëri, të rrezikuara nga zjarret 4 zona

Temperatura të larta në Shqipëri, të rrezikuara nga zjarret 4 zona

86
0
Shares
Foto ilustruese

Temperaturat e larta që kanë prekur Shqipërinë javëve të gushtit, mund të kthehen në burim të zjarreve.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije zonat që  rrezikohen më shumë nga zjarret sidomos për ditën e nesërm.

Sipas institutit, zonat më të rrezikuara nga zjarret janë Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra.

Njoftimi I IGJEUM

“Sot pasdite (e hënë, dt.06) dhe nesër (e martë, dt.07) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatë ditës sё nesërme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY