Atleti Izmir Smajlaj na bën krenar, kalon në finale

Atleti Izmir Smajlaj na bën krenar, kalon në finale

63
0
Shares

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj është kualifikuar në finalet e kampionatit evropian në ambient të hapur. Gara po zhvillohet në Gjermani. Sportisti që garon në kërcimin së gjati, nuk u sforcua shumë në baterinë kualifikuese në grupin A, duke qëndruar brenda limitit që të çon në provën e fundit.

Izmir Smajlaj kërceu plot 7 metra e 71 centimetra në “Olimpiastadion” të Berlinit, duke dalë i shtati në baterinë e tij. Kjo bëri që ai të kualifikohet i fundit mes finalistëve, me pozicionin e 12.

Atleti shkodran, i cili është mbajtësi i rekordit kombëtar me 8.03 m, tani do të synojë të fitojë medaljen e artë mbrëmjen e 8 gushtit, në po të njëjtin impiant

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY