Torta e zbukuruar me euro dhe kokainë, i sjell shqiptarit policinë surprizë...

Torta e zbukuruar me euro dhe kokainë, i sjell shqiptarit policinë surprizë për ditëlindje

204
0
Shares

Rasti i fundit flagrant i kapjes së emigrantëve shqiptarë është thuajse i pabesueshëm… në ditën e tij të ditëlindjes torta që i vjen në shtëpi është e “zbukuruar” me euro, karta krediti dhe kokainë!

Ngjarja e paprecedent ka ndodhur në një qytezë të Italisë në Terrano. Rastësisht policia ka vënë re një tortë që imitonte një valixhe me para, euro, karta krediti e kokainë. Tek torta shkruhej “Edhe 100 bihpe”, duke nënkuptuar edhe 100 të thithura të tjera (kokaine).

Kaq ka mjaftuar që policia të niste interesimin për destinacionin e tortës, për të mësuar se kush ishte porositësi dhe marrësi i saj. Me të gjetur adresën e “marrësit”, policia ka shkuar në shtëpinë e atij që kishte ditëlindjen. Surpriza i dedikohej një shtetasi shqiptar, i cili rezultonte se ishte i njohur me precedentë penalë pikërisht për drogën.

Media loka shkruan se shqiptari ndodhej në arrest shtëpie dhe për shkak të tortës është thirrur për të dhënë shpjegime./g-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY