Këto janë pamjet që sheh një shqiptar i Kosovës, sapo hyn në...

Këto janë pamjet që sheh një shqiptar i Kosovës, sapo hyn në aksin Kukës- Morinë

114
0
Shares

Me keqardhje duhet thënë se “mirëpritja” e “mikpritja” e shqiptarit ka mbetur një koncept që është boshatisur prej kohësh nga kuptimi e për ta vërtetuar e thjeshtë është, mjafton vetëm të “kapësh” atë që të sheh syri.

Pikërisht kjo gjë bëhet e dukshme në atë që të gjithë shqiptarët e njohin si Rrugën e Kombit. Në aksin Kukës- Morinë kalojnë qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës, por ajo që atyre u kap syri sapo vijnë në Shqipëri janë pirgjet e mëdha të mbetjeve që gjen vërdallë anash kësaj rruge.

Mbeturinat në fakt nuk janë i vetmi shqetësim pasi edhe era që ato lëshojnë është e padurueshme. Një tjetër shqetësim mbetet po ashtu edhe fakti se në këtë aks shumë banesa të ndërtuara pranë autostradës i derdhin ujërat e zeza në rrugë, pasi ende nuk janë përfshirë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Kësisoj, për të hyrë në Shqipëri, shumë shqiptarëve i duhet ta mbajnë kokën lart në mënyrë që të paktën të shohin bukurinë e maleve e kodrave, pasi syri në rrugë “të kap” vetëm mbeturina.

Qeveria përmes Ministrisë së Mjedisit ka kryer aksione pastrimi nëpër plazhe e vende të ndryshme të Republikës, por mesa duket “Shqipëria që Duam” e Edi Ramës nuk vjen dot deri në Kukës, pasi është shumë larg… por ama taksat për Rrugën e Kombit, ndryshe nga ndihma, janë “të afta” për të ardhur./g-e

(Fotot jane postuar nga Report tv)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY