Sherr në Dibër, burri godet me thikë në qafë 30 vjeçarin

Sherr në Dibër, burri godet me thikë në qafë 30 vjeçarin

79
0
Shares

 

Një sherr për motiver banale ka rezultuar në një plagosje të rëndë, e cila ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bllatë të Maqellarës.

41 vjeçari Resmi Dida ka nxjerrë thikë dhe ka tentuar të vrasë shtetasin me incialet E.K, 31 vjeçar. Tentativa e 41 vjeçarit ka rezultuar në plagosjen e rëndë të shtetasi në fjalë, i cili e ka marrë goditjen në qafë.

Më tutje Resmi Dida është larguar duke përfituar edhe nga errësira. Mirëpo këtë të shtunë policia ka arritur ta gjejë dhe prangosë 41 vjeçarin, i cili është kapur në afërsi të fshatit Luzni në Dibër.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën  penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 78 e 22 të Kodit Penal./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY