Barcelona ‘fik’ ëndërrat e Interit, shumë afër zyrtarizimi i Vidal

Barcelona ‘fik’ ëndërrat e Interit, shumë afër zyrtarizimi i Vidal

63
0
Shares

Është e çuditshme se si mund të ndryshojnë gjërat në këtë merkato verore. I ndodhi Romës pak ditë më parë ku Malcom do të nisej drejt kryeqytetit italian, tifozët dolën në aeroport për ta pritur por ai përfundoi tek Barcelona.

Ndërkohë edhe Arturo Vidal që u duk i Interit sot dhe gazetat e jepnin si lojtar zikaltër, duket se do të përfundojë tek Barcelona, edhe pse kësaj radhe siguria nuk ishte si ajo e Malcom. Nga të rejat e fundit, tashmë Vidal shihet larg Interit dhe shumë afër Barcelonës. Për këtë gjë ka folur eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla i cika ka deklaruar:

“Arturo Vidal është një hap larg Barcelonës. Klubi katalanas ka gjetur përpara një autostradë të tërë drejt Vidal sepse Interi që dje në darkë është përqendruar totalisht vetëm tek Modric dhe tashmë Vidal është shumë afër për të veshur fanellën blaugrana. Agjenti i Vidal është në Barcelonë për të mbyllur marrëveshjen me Barcelonën.”

Ndërkohë zërat për Vidal-Barcelona në këtë moment është përhapur në çdo media sportive. Kilieni duket me të vërtetë shumë afër Barcelonës dhe shumë larg Interit. Një situatë e ngjashme me atë të Malcom mes Romës dhe Barcelonës. Fundi? …

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY