Zjarri në Kaliforni po merr përmasa edhe më të mëdha, 6 të...

Zjarri në Kaliforni po merr përmasa edhe më të mëdha, 6 të vdekur

49
0
Shares

Zyrtarët kanë paralajmëruar se zjarri më vdekjeprurës i Kalifornisë po bëhet gjithnjë e më i madh, pavarësisht se mijëra zjarrfikësve luftojnë me të.

“Erërat e forta dhe kushtet e thata atmosferike kanë bërë që zjarri të marrë përmasa edhe më të mëdha”, thanë zjarrfikësit.

Ky është një nga tetë zjarre e mëdha që aktualisht ka përfshirë vendin.

Zjarri, në qarkun Shasta në Kaliforni veriore, ka vrarë gjashtë persona deri më tani, duke përfshirë dy fëmijë dhe gjyshërit e tyre.

Flakët tashmë kanë djegur më shumë se 48,000 hektarë tokë (194 km2) dhe shkatërroi të paktën 500 ndërtesa./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY