I arrestuar për 613 kg kokainë në Durrës, Arber Cekaj bën kërkesën...

I arrestuar për 613 kg kokainë në Durrës, Arber Cekaj bën kërkesën e papritur….

104
0
Shares
Arber Cekaj

Teksa ndodhet i arrestuar në Gjermani, pas shpalljes në kërkim nga drejtesia shqiptare si porositës i 613 kilogramë kokainë të mbërritura në Shqipëri në kontenier bananesh, Arbër Çekaj, kërkon kthimin e pasurive të sekuestruara.

Kërkesa e bërë nga përfaqësuesi ligjor i shoqërive “Arbri Garden shpk” dhe “Ecoalmax sh.p.k” dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Irena Gjoka, në orën 13:00 të së hënës.

Sipas burimeve, përmes saj kërkohet kthimi i kamionit dhe kontenierit, në dyshemenë e të cilit u gjet e fshehur lënda narkotike.

Nga ana tjetër, pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi bllokimin e dy llogarive bankare në shumat 38 mijë dollarë dhe 10 milionë lekë të këtyre shoqërive, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Arbër Çekaj u arrestua në ditët e para të muajit Maj në Gjermani, bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” dhënë për të nga Krimet e Rënda. Ai është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë./abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY