Arrestohet mbas tre muajsh lushnjari, plagosi tre persona

Arrestohet mbas tre muajsh lushnjari, plagosi tre persona

80
0
Shares

Një 35 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lushnjës, i akuzuar si autor i plagosjes së tre të rinjve në prill të këtij viti.

Elion Shehu, “ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen “Karbunarë e Madhe” për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje”.

Mësohet se tre të rinjtë e kishin dhunuar Shehun një ditë më parë, dhe ky i fundit u hakmor më 15 prill duke i plagosur të tre të rinjtë.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY