PD:Do anulojmë koncensionin e dështuar të check-up, do tu kthejmë qytetarëve çdo...

PD:Do anulojmë koncensionin e dështuar të check-up, do tu kthejmë qytetarëve çdo qindarkë

52
0
Shares

PD është e vendosur që të anulojë koncensionin e dështuar të check-up dhe çdo koncension tjetër dhe çdo qindarkë të grabitur do t’ua kthejë qytetarëve”.

Kështu deklaroi nga selia blu deputetja e PD-së Albana Vokshi. Përmes një deklarate për shtyp, Vokshi nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit erdhi në pushtet me premtimin e shëndetësisë falas.

“Rama erdhi me premtimin e shëndetësisë falas. Check up-i dështoi dhe analizat të pasakta. Vilma Nushi paguhet edhe nese nuk behet check up. Vilma nushi është klientja e sponsorizuesja e Ramës. Por vetëm 26% e perfituesve kanë kryer check up. Në tri vite Vilma Nushi është paguar 6.4 milionë euro për mbi 4 mijë analiza të pakryera. Komisioni i check-up ka dështuar. Dështimi i Ramës për këtë sistem është skandaloz. Dështimin e këtij komisioni e ka konfirmuar edhe KLSH që ka kërkuar të bëhet sërish kontrata. Rama ka urdhëruar që të mos bëhet koncesioni. PD ka një mendim; koncesioni duhet të anulohet” tha demokratja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY