I nxehti afrikan që nesër pushton Shqipërinë, temperatura përveluese më shumë se...

I nxehti afrikan që nesër pushton Shqipërinë, temperatura përveluese më shumë se një javë

98
0
Shares

E diela rikthen të nxehtin afrikan në Shqipëri pas shiut dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit. Vapa përvëluese parashikohet të zgjasë më shumë se një javë.

“Ka pasur një rritje të lehtë të temperaturave gjatë mesditës në këto dy ditëve të fundit, megjithatë një rritje me të ndjeshme do të ketë mesditën e së dielës. Ditët e fundit të muajit Korrik, por edhe java e parë e muajit Gusht parashikoj që të sjellë një masë ajrore të nxehtë nga kontinenti afrikan. Parashikoj që temperaturat të shënojnë vlerat më të larta të vitit 2018”, thotë meteorologia për Klan.

Kjo mund të jetë dhe java me nxehtë e kësaj verë, sipas sinoptikanëve.

“Deri në këto momente temperatura më e lartë e shënuar është 38.1, megjithatë nga data 3 deri në datat 5-6 parashikoj që të sjellë edhe kulmin e kësaj vale të të nxehtit me temperatura në disa zona të veçanta mbi 39 gradë Celsius.”

Deri në fund te tij, Gushti parashikohet të ketë mot të ngrohtë, por nuk përjashtohet mundësia e një valë të nxehti afrikan para ditëve të Shtatorit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY