EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në qendër të Korcës, një person...

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në qendër të Korcës, një person mbetet i shtrirë përdhe

103
0
Shares

Një person qëlloi me armë zjarri në qytetin e Korcës duke lënë të plagosur rëndë një qytetar. Të shtënat me armë zjarri ndodhën rreth orës 16:10, para Bashkisë së qytetit, në një zonë me mjaft njerëz në lëvizje gjatë ditës.

Personi i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës i cili ndodhet disa dhjetra metra larg vendit të ngjarjes. Ai quhet Erjon Hoxhallari, 38 vjec dhe besohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht ka patur një konflikt mes dy personave, njoftojnë burime të policisë. Por më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën, duke lënë të plagosur personin tjetër të përfshirë në konflikt.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar autorin e plagosjes me inicialet D.M, dhe ka sekuestruar armën.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në një kohë rekord kapet në flagrancë dhe ndalohet autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 38-vjeçari.

Ngjarja e ndodhur pak minuta më parë, në lagjen nr 7 përpara Bashkisë Korçë, ku pas një konflikti midis disa personave për motive të dobëta, mbeti i plagosur në dorë shtetasi E.H, rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia sekuestron armën e zjarrit tip pistoletë në vendin e ngjarjes dhe shoqëron në Komisariat disa persona dhe midis tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes.

Po vijonë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY