Vasili: Rendi publik në ditë të errta, është nënshtruar ndaj krimit të...

Vasili: Rendi publik në ditë të errta, është nënshtruar ndaj krimit të organizuar

53
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka shprehur pakenaqësinë e tij për situaten e rendit dhe zbatueshmerinë e ligjit në vend. Në një njoftim në rrjetet sociale ai shkruan se, “Çdokush në Shqipëri e ndjen dhe e provon përditë mungesen e ligjit dhe zbatimin e njëanshem, preferencial dhe penalizues të tij”. “Kjo i ka berë qytetarët dhe bizneset më të pasigurtë se asnjëherë”, shkruan drejtuesi i lartë i LSI.

Ja shenimi i plotë i tij në facbook:

Ligji dhe rendi me keq se kurre ne Shqiperi, vetem qeveria eshte e lumtur.

Cdokush ne Shqiperi e ndjen dhe e provon perdite mungesen e ligjit dhe zbatimin e njeanshem, preferencial dhe penalizues te tij.
Kjo i ka bere qytetaret dhe bizneset me te pasigurte se asnjehere.
Rendi publik po perjeton dite te errta mosfunksionimi ne terren, humbje te betejes dhe nenshtrim ndaj trafiqeve e krimit te organizuar si dhe humbjen e plote te besimit te qytetareve.

Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë.
Shqiperia eshte e fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët.

Vetem qeveria dhe disa OJF te shplara jane te lumtura per situaten dhe te dyja sebashku genjejne pa u lodhur, ndersa vendi rreshqet e rreshqet rrezikshem drejt pasigurise se rende kombetare.
Tani pritet si gjithmone ndonje video idiote koreanoveriore e kryeministrit, qe tregon lumturine e madhe qe nuk ekziston dhe ca shifra statistikash te shkruara nen eksitimin narkotik te gjumit te vapes.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY