Arrestimi i pastorit amerikan, SHBA kërcënon me sanksione Turqinë, Ankaraja pergjigjet

Arrestimi i pastorit amerikan, SHBA kërcënon me sanksione Turqinë, Ankaraja pergjigjet

63
0
Shares

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Turqinë me sanksione nëse ajo nuk liron pastorin amerikan të ndaluar në Turqi me akuzën për lidhje me grupet terroriste.

“SHBA do të vendosë sanksione të mëdha ndaj Turqisë për arrestin e gjatë të pastorit Andreë Brunson”, tha Trump në rrjetin social Tëitter

“Ai po vuan shumë. Ky njeri i pafajshëm i besimit duhet të lirohet menjëherë”, ka shtuar Trump.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak të mërkurën, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi, dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti të korrikut të vitit 2016.

Më parë, nënpresidenti amerikan Mike Pence po ashtu u kërcënua nëpërmjet Tëitter-it me “sanksione të konsiderueshme mbi Turqinë derisa ky njeri i pafajshëm i besimit të lirohet”.

Gjykata e Dytë e Lartë Penale e Izmirit ka thënë se vendimi për transferimin e Brunsonit në arrest shtëpiak është marrë për shkak të shëndetit të tij.

Gjykata vendosi të lejojë Brunsonin të jetojë në adresën e tij në Izmir, por e ndaloi atë nga “braktisja e vendbanimit” dhe nga largimi nga vendi.

Pas vendimit, kleriku u largua nga burgu me një përcjellje policore pas përfundimit të procedurave të caktuara. Autoritetet kanë marrë masa të gjera të sigurisë në vendbanimin e Brunsonit.

Ndërkohë ka patur edhe reagime nga Ankaraja. Turqia nuk do të tolerojë kërcënime nga askush, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu pas kërcënimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump me sanksione ndaj Turqisë nëse kjo e fundit nuk e liron pastorin amerikan Andreë Brunson të ndaluar për lidhje me organizatat terroriste, shkruan Anadolu Agency.

“Sundimi i ligjit vlen për të gjithë pa përjashtim”, tha shefi i diplomacisë turke.

Çavuşoğlu po ashtu ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, njoftuan burimet diplomatike. Ende nuk janë shpalosur detaje në lidhje me përmbajtjen e bisedës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY