Emrat/Kandidatët shqiptarë për në Strasburg, propozohet për të tretën herë gjyqtari i...

Emrat/Kandidatët shqiptarë për në Strasburg, propozohet për të tretën herë gjyqtari i refuzuar

148
0
Shares

Sot u bënë publike emrat e tre kandidatëve që Shqipëria ka propozuar për vendin vakant në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Kandidatët e përzgjedhur janë 3, mes 16 aplikantëve të tjerë që çuan aplikimet e tyre që përmbushnin kriteret e shpallura. 3 kandidaturat e Shqipërisë janë Darian Pavli, Marjana Semini dhe Sokol Berberi.

Sokol Berberi është një emër i dëgjuar pasi është propozuar dhe tre herë të tjera më herët nga ana e qeverisë shqiptare për këtë vend vakant.

Rama dhe qeveria e tij për të tretën herë propozon të njëjtin emër, dhe pse ai është refuzuar gjithmonë. Kujtojmë këtu që komiteti disa herë dërgonte rekomandimet për qeverinë duke i kërkuar lista të reja me emra të rinj kandidatësh.

Një nga kriteret kryesore që kandidatët duhet të plotësonin ishte ai i Vettingut, dhe ajo që është për t’u parë, është fakti se asnjë nga propoimet se ka kaluar procesin deri më tani.

Berberi ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese (prill 2007 – shtator 2016), mbajtës i titullit “Doktor”, profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuues në përafrimin e legjislacionit shqiptar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut etj.

Sokol Berberi

Dy emrat e tjerë të propozuar janë:

Darian Pavli – jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.

Marjana Semini – juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit “Profesor i asociuar”, profesore e brendshme në Shkollën e Magjistraturës për 20 vjet dhe drejtore e saj (2009-2013), eksperte e lartë e Komisionit të Reformës Ligjore, si dhe e organizatave të huaja (USAID, BB, UNESCO, BERZH etj.), specializime për të drejtat e njeriut, autore dhe bashkautore e disa botimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY