Po luante në oborrin e burgut në Fier, ndërron jetë 38 vjeçari

Po luante në oborrin e burgut në Fier, ndërron jetë 38 vjeçari

209
0
Shares
Burgu i Fierit

Një 38 vjeçar i burgosur në burgun e Fier ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ai u transportua në spitalin e Fierit menjëherë, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se 38-vjeçari me iniciale M.L ka qenë duke luajtur me një aktivitet lojërash me dorë në oborrin e burgut, kur ka rënë në fushë pa ndjenja.

Fillimisht i është dhënë ndihma e parë në mjediset e burgut, dhe më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ka mbërritur me shenja jetë.

 

Mësohet se është ndërhyrë në kohë për ta shpëtuar dhe pse fatkeqësisht ai ndërroi jetë.  Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale si pasojë e një ataku kardiak.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY