Pa 84 vota nuk miratohet dot ligji, kuvendi shtyn sërish projektligjin për...

Pa 84 vota nuk miratohet dot ligji, kuvendi shtyn sërish projektligjin për magjistratët

71
0
Shares

Parlamenti ka shtyrë sërish projektligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve i njohur ndryshe si ligji i magjistratëve për në shtator.

Ky projektligj i kundërshtuar nga opozita u shty, pasi nevojiten 84 vota për miratim, por me bojkotin e dy partive në opozitë, mazhoranca në mungesë të votave, zgjedh ta shtyjë votimin e këtij ligji.

Ndërkohë LSI pak më para, nëpërmjet Luan Ramës, kërkoi dialog. Ndërsa kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha propozoi 7 pikat të cilat sipas tij mund të bëjnë që opozita ta votojë ligjin.

Ndërkohë është shtyrë me 6 muaj mandati i komisionit të Reformës zgjedhore.

Mbetet për tu parë nëse mazhoranca do ti marrë parasysh 7 kushtet e Bashës, ndërkohë që kuvendi vazhdoi të miratojë ligjet sipas rendit të ditës, pa praninë e opozitës duke mbyllur kështu këtë seancë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY