FOTO/Shirat shkaktojnë aksidentin e parë, 2 të plagosur në Librazhd

FOTO/Shirat shkaktojnë aksidentin e parë, 2 të plagosur në Librazhd

71
0
Shares
foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës në aksin Elbasan –Librazhd, në afërsi të fshatit Labinot Fush. Makina është përplasur me trafikndarësen kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur çifti i bashkëshortëve A.P. drejtuesi i mjetit 31-vjeç dhe shtetasja A.B., 20 vjeçe, (bashkëshortja).

Të dy ndodhen janë në spitalin rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan –Librazhd, në fshatin Labinot Fush, Elbasan mjeti me targa AA 384 JM, me drejtues shtetasin A.P., 31 vjeç, banues në Mallakastër është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit shtetasi A.P., dhe shtetasja A.B., 20 vjeçe, (bashkëshortja), të cilët menjëherë janë transportuar për në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY