PLASARI/ I kujton Rames braktisjen e shfaqjes se Shekspirit nga Enver Hoxha

PLASARI/ I kujton Rames braktisjen e shfaqjes se Shekspirit nga Enver Hoxha

76
0
Shares

Perkthyesi dhe studiuesi Aurel Plasari ka postuar serish ne mbrojtje te reatrit. Ai i kujton Edi Rames nje moment te vjeter kur Hoxha la ne mes nje tragjedi te Shekspirit ne te njejtin teater qe Rama po prish.

Postimi i plotë e Plasarit

Artistët e teatrit mund të mos jenë mendimtarë, mund të mos jenë
filozofë, por ata dinë Shekspirin, madje Shekspirin e Nolit tonë. Dhe
kjo mjafton.
Njëra nga parullat e tyre shekspiriane, “Teatri është gracka…”, e ka
thënë gjithçka. Dhe Shekspirit, miq, nuk i iket dot.
Kam qenë 20 e ca vjeç kur, në përmbledhjen e Veprave të Shekspirit,
kam pas shkruar parathëniet për komeditë e tij “Komedia e
keqkuptimeve”, “Ëndrra e një nate vere” etj. Tani, në tjetër moshë, ia
kuptoj më mirë tragjeditë, duke e dalluar qartë se përse ai i tmerroi
tiranët me teatrin brenda teatrit dhe me formulën denoncuese “The
lust for poëer”. E kuptoj edhe se përse ish-diktatori, pikërisht në atë
teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie
të Shekspirit, dhe iku. Mirëpo a i iket dot Shekspirit?
Me ndjesë për pamundësi pjesëmarrjeje aty, për qëndresën e
artistëve – përshirë edhe time mbesë – from Shakespeare with love

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY