Anna, gruaja qe u be tmerri i karburanteve ne Fier. Arrestimi

Anna, gruaja qe u be tmerri i karburanteve ne Fier. Arrestimi

197
0
Shares

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 1 karburanti dhe tentativën për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë. Ndalohet autorja, identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj. Sekuestrohet arma me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirëorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tre ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja:

•Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

•E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.

Ngjarjet e dokumentuara
Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Automjeti me të cilën shkonin në vendngjarje.

• 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.

• 1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY