Prokurorja bojkotoi seancën e Vetingut, komisioni nxjerr datën e shpalljes së vendimit

Prokurorja bojkotoi seancën e Vetingut, komisioni nxjerr datën e shpalljes së vendimit

59
0
Shares

U vendos data 25 korrik data e shpalljes së vendimit lidhur me prokuroren e pezulluar në detyrë për shkak të hetimit që po i bëhet pasurisë së saj.

Prokurorja Rovena Gashi refuzoi të ishte e pranishme gjatë në procesin e vettingu. Madje ajo renditi 8 motivet pse këtë proces e vlerëson si të paragjykuar. Ajo në shkresën me arsyet, shkruante se tashmë vendimi është marrë dhe se Vetting-u është kthyer në një arenë e diskreditimit publik të njerëzve të drejtësisë

Por refuzimit të saj, Komisioni i pavarur i Kualifikimit nuk e ka marrë paraysh dhe pavarësisht kësaj, KPK ka nisur procesin e rivlerësimit për prokuroren Rovena Gashi.

“Nëse subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi do të ishte në sallë do të paraqiste pretendimet e saj. Këtë mëngjes Gashi ka depozituar një deklaratë përmbyllëse që nuk pranon të jetë e pranishme”  u shpreh gjyqtarja Genta Bungo duke shtuar se  prokurorja kërkon rikonfirmimin në detyrë.

Gashi ka thënë se hetimi dhe vlerësimi i saj nga KPK është i paragjykuar dhe i pavlefshëm për shkak se është në hetim. Gjithashtu është shprehur se  vendimin për të e kanë marrë që prej 8 muajsh, kur dhe vendosën ta hetojnë për pasurinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY