LAJM I FUNDIT/ Takimi i artistëve me Vlahutin përfundon, priten takime të...

LAJM I FUNDIT/ Takimi i artistëve me Vlahutin përfundon, priten takime të tjera…

50
0
Shares

Ka përfunduar takimi me ambasadoren Vlahutin dhe me artistët për teatrin Kombëtar. Njnë një deklaratë para mediave, pas takimit, u shprehën se folën për të gjitha problemet në lidhje me ndërtimin e teatrit.

Alert Çeloaliaj në fjalën e tij falenderoi ambasadoren që në ditët e fundit të saj në detyrë ka pranuar të dëgjojë shqetësimet e tyre në një takim të posaçëm.

Sipas tyre, BE ka ngritur një grup të cilët do ta shqyrtojnë ligjin për shembjen e teatrit kombëtar dhe do të kthejë një përgjigje së shpejti.

Artistët kanë informuar ambasadoren ende në detyrë, për qëndrimin e tyre ndaj mos shembjes së teatrit kombëtar duke argumentuar detajisht dhe duke treguar shqetësimin e tyre.

Në fund, në deklaratën e tyre, ata i bëjnë apel presidentit Ilir Meta të mos e dekretojë ligjin për shembjen e teatrit i cili është antikushtetues dhe shfarros kulturën disa vjeçare të artit shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY