Vetting/ Sharkohet gjyqtari Ndreca, nuk tregoi dënimin e kunatit

Vetting/ Sharkohet gjyqtari Ndreca, nuk tregoi dënimin e kunatit

91
0
Shares

Gjyqtari Tom Ndreca nuk e kaloi Vetingun. Komisioni i pavarur i kualifikimit ka njoftuar sot shkarkimin e tij nga detyra. Anëtari  i Gjykatës së Lartë doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit javën e kaluar.

Seanca nisi në orën 15:00. I pranishëm është vetë gjyqtari Ndreca së bashku me avokaten e tij Mine Progonati. Trupi gjykues përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasuri të pajustifikuara dhe të padeklaruara nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca si dhe mosdeklarimin prej tij të procedimit penal të kunatit-ndërkohë që gjyqtari u mbrojt me argumentin se vepra penale e tij nuk është krim i organizuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar deklarata kontradiktore për vlerën e apartamentit 120 metra katrorë, mosdeklarimin e një garazhi dhe të një automjeti të blerë nga i biri në vitin 2005 si dhe mosjustifikimin e kursimeve në cash në vlerën e 1.3 milionë lekëve. Sipas relatores së çështjes, subjekti ka mospërputhje, mosdeklarim dhe mungesë burimesh të ligjshme për 1.3 milionë euro.

Sa i përket kriterit të pastërtisë së figurës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka verifikuar përtej raportit të bardhë të dorëzuar nga DSIK dhe ka zbuluar se gjyqtari Ndreca nuk ka deklaruar në formularin përkatës precedentin penal të kunatit të tij-i cili merr cilësinë e personit të lidhur për shkak të një kontrate për blerjen e një makine.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY