LAJM I FUNDIT/ Fshehu dënimin me 40 ditë burg, ‘ngec’ në Vetting...

LAJM I FUNDIT/ Fshehu dënimin me 40 ditë burg, ‘ngec’ në Vetting dhe gjyqtari Thanza

82
0
Shares

Vettingun nuk  e kalon dot as gjyqtari Thanza. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. 

Kjo ishte e pritshme për shkak se që në seancën  e dëgjimit, Thanzës iu gjetën disa shkleje që kishin të bënin me pasurinë e tij, lidhje me persona të kriminuar, si dhe fshehu dënimin me 40 ditë burg në Itali.

Relatori i çështjes është shprehur në lidhje me vlerësimin e pasurisëSipas ILDKPI deklarimi nuk është i saktë.

Ka kryer deklarim të rremë. Kpk kreu hetim të thellë mbi verifikimin e të ardhurave, Thanza ka pasuri apartament 136 m katror në Shkodër, të cilin e ka blerë me 1 mln e 200 mij lekë, e paguar në mënyrë të plotë në datën e blerjes.

 

Prokuroria e Përgjithshme nisi dhe hetimet për gjyqtari Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Thanza u akuzua për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.

AnëtariI Gjykatës së Lartë Admir Thanza ishte dje përballë komisionit ku rezultoi më një sërë problemesh. Hetimi ka nisur nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e Akuzës.Trupa e KPK lexoi raportin e ILDKP ku thuhet se Thanza ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

Gjithashtu gjyqtarit Thanza iu zbulua një dënim me burg dhe një gjobë në Itali për vjedhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY