Vrasja e çiftit në Shkodër/Lëvizjet e autorit të krimit para se...

Vrasja e çiftit në Shkodër/Lëvizjet e autorit të krimit para se të qëllonte (Detaje)

130
0
Shares

Dalin detaje të tjera nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen e dyfishtë mëngjesin e së dielës.

Burime pranë grupit hetimore bëjnë me dije se personi i cili ka qëlluar në drejtim të çiftit të bashkëjetuesve, nuk ka pasur maskë në fytyrë. Ai është afruar pranë automjetit të çiftit dhe qëlluar me karikator 23 herë në drejtim të tyre.

Autori  ka mbërritur me mjetin tip Mercedes Benz, në lagjen Naim Gjylbegu ne Shkodër. Pasi ka parkuar mjetin është jashtë rrugicës së pallatit ku jetonte me qera çifti i bashkëjetuesve, ka marrë armen në makinë ka qëlluar afër dritares së makinës ku ndodheshin çifti.

Më pas është larguar duke hipur në automjetin që e priste së bashku me drejtuesin e mjetit dhe dy personat janë larguar në drejtim të lagjes Kiras. Aty braktisën makinën afërsi të Bypasit, pranë rrugës nacionale Shkodër – Koplik ku i është vënë edhe flaka duke e shkrumbuar atë plotësisht me qëllim që të humbin të gjitha gjurmët.

Materiali filmik i marrë nga kamerat e sigurisë të bizneseve afër është dërguar në Tiranë ku priten të nxirren detaje në lidhje me identitetin e autorit, mbi të cilin deri tani nuk ka asnjë të dhënë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY