Digjet anija në Zakynthos, rrezikohen 8 persona (Foto)

Digjet anija në Zakynthos, rrezikohen 8 persona (Foto)

195
0
Shares

Anija me vela është mbytur në ishullin turistik Zakynthos. Përgjatë natës, zjarri kishte djegur velat e anijes dhe kishte përfshirë pjesën më të madhe të anijes. Ndërkohë që më vonë, pas zjarrit ajo është mbytur.

Brenda në anije ndodheshin 8 pasagjerë, të cilët po udhëtonin për në Keri. Është bërë e mundur nxjerrja e tyre, shkruan Cnn Greece.

Tetë pasagjerët në bord, arritën të shkonin në bregdet në mënyrë të sigurt, ishin mirë në shëndetin e tyre, por u transferuan në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos për t’u testuar më tej.

Në vend menjëherë mbërritën anijet e portit të Zakynthos, por edhe një anije private me zjarrfikës dhe pompa që u përpoqën të kontrollonin zjarrin. Pas një kohe arriti në Patra, një zjarrfikës ku ai vuri zjarrin nën kontroll. Pastaj kuverta e anijes u fundos.

Autoriteti Portual i Zakynthos heton shkaqet që shkaktuan zjarrin në varkë me vela.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY