Vetting/ KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin Kostaq Beluri

Vetting/ KPK rikonfirmon në detyrë prokurorin Kostaq Beluri

313
0
Shares

Prokurori Kostaq Beluri konfirmohet në detyrë.Trupa gjykuese e cila drejtohej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi ka vlerësuar gjithë dokumentacionin dhe ka rikthyer në detyrë prokurorin ne Prokurinë e Përgjithshme.

Përballja e prokurorit Kostaq Beluri me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit të tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë u zhvillua ditën e mërkurë. Kostaq Beluri ka një karrierë të gjatë në Prokurori.

Sipas prokurorisë, Beluri e justifikonte pasurinë dhe nuk pati asnjë problem.

Të dhënat e analizuara  tregonin se prokurori Beluri zotëronte pasuri familjare në vlerën e 1.3 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Beluri kap vlerën e 5.2 milionë lekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY