3.4 mln eurot në Toyota/Krimet e Rënda, burg për 4 të arrestuarit

3.4 mln eurot në Toyota/Krimet e Rënda, burg për 4 të arrestuarit

82
0
Shares

Prokuroria ka vendosur arrest me burg për 4 të arrestuarit e eurove të gjetura në Toyota. Pasi seanca nisi me debate, Edi dhe Klevi Lika, Agim Çeka dhe A.Mollaymeri do të qëndrojnë në burg pasi u kapën duke transportuar paratë në portin e Durrësit të cilat dyshoheshin se do të shkonin drejt Evropës.

Vihen nën hetim dhe kushurinjtë Vladi. Akuza nga prokuroria është pastrim parash në kuadër të grupeve të strukturuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letër-porosi në 3 shtete, para disa ditësh lidhur me të arrestuarit për gjetjen e rreth 3.4 milionë eurove në dy makina Toyota Yaris.

Letër-porosi mësohet se është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër personave që do të  mbahen nën “arrest me burg” për këtë çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY