Mashtrimi disa milion euro i ‘Gulf’, burg për administratorin (EMRI)

Mashtrimi disa milion euro i ‘Gulf’, burg për administratorin (EMRI)

67
0
Shares

Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata e kryeqytetit ka dhënë masën e “arrestit në burg” në mungesë për shtetasin Alban Aliko me detyrë ish-menaxheri kryesor i kompanisë së naftës “Gulf”.

Ky vendim vjen dy muaj pasi prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për skemën e mashtrimit disa milion euro të kompanisë së naftës “Gulf” me shitjen e tollonave të naftës. Veç Alikos, caktimi i masës së “arrestit në burg” është dhënë dhe për shtetasin gjeorgjian Irakli Svanidze, që mbante detyrën e administratorit të kompanisë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se pas administrimit të shumë kallëzimeve penale dhe verifikimit në teren, pak kohë më parë i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”, për dy personat e sipërcituar, ndaj të cilëve njësia hetimore “Task-Forcë” po kryen hetime për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë”. Tashmë dy personat, janë zyrtarisht në kërkim policor, pasi vendimi i gjykatës së Tiranës, i është dërguar policisë për ekzekutim, shkruan shqiptarja.com.

Sipas prokurorisë, mashtrimi i qindra binzeseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katër ditore. Nga verifikimet e bëra prokuroria e Tiranës ka konstatuar se shitja e tollonave të naftës në masë të madhe dhe me çmim tepër të ulët që varionte nga 125 deri në 130 lekë për litër, ka nisur që prej datës 15 prill 2018, sipas shqiptarja.com,

Superoferta e “Gulf” ka vijuar të ekzistojë edhe për katër ditë të tjera, deri në datën 19 prill, kur gjithçka është ndaluar, ku një ditë më vonë shoqëria “Gulf” ka shpallur falimentin në të gjitha pikat e ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar. Në fakt gjithçka duket se ka qënë e inskenuar, pasi jo pa qëllim dhe administratori i kompanisë “Sun Petroleum Albania” që kishte në pronësi karburantet e “Gulf”, në datën 18 prill 2018 ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj firme dhe është larguar jashtë shiqpërisë. Mësohet se brenda afatit 4 ditor në pikat e shitjes së naftës, janë shitur mijëra tollona, ndërkohë ka pasur biznese që kanë porositur deri në 20 milion lekë tollona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY